

Për t'u njohur me të drejtat bazë të studentit në kuadër të lëvizjeve erasmus lexoni dokumentin "Erasmus charter for students".
Të drejtë per t'u bërë pjesë e levizjeve eramsus kanë studentet që gjatë periudhës së lëvizjes do jenë në vit të dytë dhe të tretë bachelor, dhe në vit te dytë master. Në bazë të njoftimit të thirrjes për aplikime, mund të jenë pjesë (nësë kanë kryer ciklin bachelor në UBT) dhe studentët e vitit të parë master. Një ndër kriteret bazë të përzgjedhjes së studentëve është merita akademike, meqenëse numri i levizjeve në UBT është i limituar, pranohen kandidaturat e studentëve që ndjekin Master Shkencor e jo profesional.
Thirrja për aplikimi shpallet 3 deri 5 javë para afatit përfundimtar; Prill-Maj për studentët që duan të lëvizin gjatë semstrit të parë dhe Tetor-Nëntor për studentët që duan të lëvizin gjatë semestrit të dytë. Thirrja shpallet në faqen e internetit të UBT në seksionin e njoftimeve (http://ubt.edu.al/en_US/njoftimet/), dhe vendosen postera reklamues në këndet përkatëse të fakulteteve të përfshira në marrëveshjen e shkëmbimit.
Dokumentet e kërkuara për aplikim (modifikime të mundshme shpallen me hapjen e thirrjes) janë:
-
Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
-
CV
-
Listë e përditësuar e notave
-
Letër Motivimi
-
Certifikatë zotërimi të gjuhës angleze ose gjuha e vendit ku ndodhet institucioni pritës (minimumi nivel B1)
-
Përshkrim i aktivitetit kërkimor që mund të zhvillohet gjatë lëvizjes (vetëm për studentët e doktoratës).
Përzgjedhja e studenëve për shkëmbim erasmus kalon në 2 faza:
Komisioni i UBT shqyrton aplikimet dhe propozon një listë fituesish ku kriteret më të rëndësishme janë:
-
Shpërndarje sipas fushave të projektit
-
Performanca akademike studentit
-
Zotërimit të gjuhës së huaj (Anglisht ose gjuha e vendit)
Kjo listë i dërgohet universitetit partner.
-
Ky i fundit pasi shqyton listën dhe gjithë dokumentacionin e aplikantëve kthen përgjigje mbi konfirmimin ose ndryshime në propozimin e bërë.
Pas mbarimit të fazës së dytë të gjithë aplikantët njoftohen mbi rezultatet e përzgjedhjes. Universiteti partner fillon përgatitjen e ftesave që tregojnë pranimin zyrtar të studentëve, të cilat mund të nevojiten për marrjen e vizës për të udhëtuar drejt vendit ku ndodhet universiteti pritës.
Studentët fitues, me të marrë njoftimin, duhet të përgatisin dy dokumente:
-
Learning Agreement
-
Miratim lëvizjeje për student.
Learning agreement (LA) është marrëveshja mbi planin mësimor që do ndjekë studenti në universitetin pritës.
Në këtë dokument shënohen modulet e semestrit në UBT (Tabela B) që do të njehsohen nese studenti kalon me sukses modulet e programuara për t’u ndjekur në universitetin pritës (Tabela A). Këto module, sipas vendimi të senatit të UBT, duhet të kenë ngjashmëri. Studenti plotëson LA duke krahasuar kurrikulën në UBT me atë të universitetit pritës dhe ja dërgon si propozim Përgjegjësit të Fakultetit për Erasmus+. Ky i fundit shqyrton dokumentin, bën ndryshime që sheh të nevojshme, dhe dakortësohet përfundimisht mbi përmbajtjen e LA.
Më pas dokumenti firmoset nga vetë studenti, Përgjegjësi i Fakultetit për Erasmus+, Koordinatori i projektit dhe i dërgohet universitetit pritës. Përfaqësuesi i këtij të fundit, nëse është dakort, firmos dokumentin.
Pra LA është zotimi i palëve firmosëse për programin që do ndiqet në universitetin pritës dhe modulet që do të njihen në UBT (nëse janë kaluar me sukses gjatë Erasmus-it).
Gjatë përiudhës Erasmus, vetëm në rastë të veçanta, mund të bëhen ndryshime në LA.
Miratimi i lëvizjeve për student është një dokument që njofton strukturat përgjegjëse në UBT për lëvizjen e studentit në kuadër të projektit duke zyrtarizuar të drejtat dhe detyrimet e tij sipas specifikimeve që përmban. Ky dokument bëhet në 4 kopje duhet të firmoset nga gjithë firmëtarët.
Këto dokumente mund t’i shkarkoni duke klikuar këtu.
Në kthim nga periudha Erasmus studenti pajiset me çertifikatën e notave të marrë nga institucioni pritës. Duke u bazuar në këtë dokument dhe në learning agreement plotësohet dokumenti “Njohje e moduleve”. Të tre dokumentet
a. Certifikata e notave (3 kopje),
b.Learning agreement (1 kopje),
c. Njohje e moduleve (4 Kopje)
dorëzohen tek Përgjegjësi i Fakultetit për Erasmus+.
Fakulteti dërgon kërkesën për njohje në sekretari dhe mbas përfundimit të proçedurës studenti mund të verifikojë njohjen e moduleve në sistemin e UBT.